Tre vjeçari, i cili i denoncua nga nëna e tij se ishte rrëmbyer nga gjyshërit, është dorëzuar prej tyre këtë të shtunë në Policinë e Durrësit.
Gjyshja fillimisht ka qëndruar në Kukës, por pas kontrolleve të shumta të policisë është zhvendosur në Tiranë të disa të afërm të saj.
Fëmija 3-vjeçar është bashkuar me nënën e tij pas një jave. Ai mbahej nga gjyshja, Barie Gjuni, e cila ishte shpallur në kërkim nga Policia për fshehjen e fëmijës.
Për këtë ngjarje është arrestuar bashkëshorti i saj Rexhep Gjuni dhe vëllain i saj, ndërsa të premten gjykata për të dy caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”.
Pas arrestimit, Rexhep Gjuni, ka treguar rrethanat, të cilat sipas tij e kishin detyruar të ndërmerrnin një akt të tillë. Ai theksoi mes tjerash se nusja e djalit i kishte kërcënuar se do merrte djalin dhe do largohej jashtë vendit.
“Me humbjen e djalit tonë në aksident, nipi zinte vendin e të dyve: edhe të tijën si nip po nëpërmjet pranisë së tij shohim edhe djalin tonë që s’jeton më. Me nusen nisen debatet që ditët e para që na vdiq djali. Donte të ikte në shtëpinë e prindërve të saj, pa mbush as 40 ditë që bashkëshorti i kishte vdekur. Edhe me pas kemi pasur kontradikta për të marrë djalin (nipin) pasi nuk donte qe ne ta takonim. Pastaj na e lejonte ta takonim shume rrallë. Kur kërkonim qe ta merrnim në shtëpi që ta mbanim pak orë të çmalleshim, na thoshte merreni edhe këtë radhë se s’keni për ta parë më pasi do ta marrë e do iki jashtë shtetit të vazhdojmë jetën tonë. Ajo mund të vazhdojë jetën e saj se nuk ka të drejtë ta ndalojë askush, por nuk ka të drejtë të na mohojë faktin për të takuar nipin. Nga frika se nuk do ta shikonim me nipin, u organizuam ta merrnim dhe ta mbanim vete. Kemi marrë parasysh gjithçka. Nuk tregoj ku ndodhet djali. Me bëni çfarë të doni”, tha ai./ n.m.abcnews.al