Është mbyllur ditën e djeshme në orën 16:30 afati për aplikimet në lidhje me postet e drejtuesve të policisë në qarqe.
sipas burimeve, kanë qenë gjithsej 43 aplikime për 12 postet e drejtorëve të qarqeve të policisë. Aplikantët nuk kanë përcaktuar qarkun ku kandidojnë.Pasi te verifikohen kushtet, policia do publikojë emrat që plotësojnë kriteret, ndërsa në
fund të vlerësimit komisioni shpall 12 të parët.
Më pas është firma e Drejtorit të Përgjithshëm Ilir Proda, ajo që do të caktojë qarqet ku do të emërohet secili.
Shumica e aplikantëve mbajnë postet nëndrejtorëve në Drejtoritë e qarqeve. Sa i përket drejtuesve aktualë, deri më tani konfirmohet se kanë aplikuar:
Ardian Çipa, aktualisht drejtues i policisë së Gjirokastrës.
Alfred Elezaj, aktualisht drejtues i policisë së Lezhës.
Tonin Vocaj, aktualisht drejtues i policisë Tiranë.
Gjovalin Loka, aktualisht drejtues i Policisë Korçë.
Skënder Hitaj, aktualisht drejtues i policisë Durrës.
Ermal Muça, aktualisht drejtues i Policisë Vlorë
Lorenc Panganika, aktualisht drejtues i Policisë së Fierit.Ende nuk dihet se për çfarë drejtorie kanë aplikuar, atë aktualen që drejtojnë apo për në qarqe të tjera. Deri tani konfirmohet që nga drejtuesit aktualë nuk kanë aplikuar në garë drejtuesi i qarkut të Shkodrës, Edmond Sulaj, ai i Beratit, Kastriot Skenderaj.