Është gjetur trupi i një fëmije 15 muajsh kurd, i cili humbi jetën së bashku me anëtarët e tjerë të familjes së tij vitin e kaluar. Policia norvegjeze ka thënë se trupi i të voglit është gjetur në bregdetin e vendit, ndërsa ai dhe familja e tij u zhduk në Kanalin Anglez.
Fëmija, i quajtur Artin, vdiq së bashku me katër anëtarë të familjes kur anija me të cilën po udhëtonin u fundos në tetor. Familja kurdo-iraniane ishte përpjekur të arrinte në Mbretërinë e Bashkuar nga Franca.
Të afërmit e familjes kanë folur për pikëllimin dhe shokimin e tyre ndërsa prisnin të dëgjonin se çfarë kishte ndodhur me Artin.
Tani eshtrat e fëmijës do të kthehen përsëri në Iran për t’u varrosur. Të hënën, policia në Norvegji tha se trupi u gjet në bregun jug-perëndimor të vendit pranë Karmoy nga dy oficerë.
Policia publikoi një foto të rrobave që i vogli kishte veshur. Anija që mbante familjen u mbyt në Kanal në 27 Tetor. Rasoul Iran-Nejad, 35 vjeç, Shiva Mohammad Panahi, 35 vjeç, Anita, nëntë vjeç dhe Armin,humbën jetën të gjithë.
Familja ishte nga qyteti i Sardasht në Iranin perëndimor, afër kufirit me Irakun. Pesëmbëdhjetë emigrantë të tjerë u dërguan në spital dhe një hetim mbi fundosjen u hap në Dunkirk nga prokurori publik francez.