Policia e Tiranës ka arrestuar një 42-vjeçar, në kuadër të operacionit “Totali”, pasi ishte shpallur në kërkim për mashtrime të përsëritura ndaj qytetarëve.
A. O., u kap në zonën e “Xhamllikut”, pasi akuzohet se iu merrte qytetarëve shuma që varionin nga 300 000 deri në 400 000 lekë, duke i mashtruar se do t’u kryente punime me duralumin, të cilat nuk i realizonte kurrë.
Policia bën me dije se arrestimi erdhi pas informacioneve të marra në rrugë operative, ndërsa materialet i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.
(BalkanWeb)