Njëra nga viktimat, Ashley Ellerin, ishte një vajzë e cila po përgatitej të shkonte në takim me aktorin Ashton Kutcher, por fatkeqësisht humbi jetën pasi u godit 47 herë me thikë. Nga Gargiulo.
Ndërkohë, viktima tjetër ishte Maria Bruno, 32 vjeç dhe nëna e katër fëmijëve. Gargiulo e vrau dhe më pas masakroi trupin e pajetë të gruas së ndjerë.
E vetmja që mundi të mbijetonte nga sulmi i tij ishte Michel Murphy pasi ndihmoi hetuesit që të zgjidhnin dhe dy rastet e tjerë.
Ai u akuzua dhe në vitin 2011 në Ilinois për vrasjen në vitin 1993 të 18 vjeçares Trisia Pakasio. Babai i viktimës gjeti trupin e pajetë të vajzës në shkallët e banesës. Ajo ishte qëlluar me thikë 12 herë. Gargiulo, në atë kohë 17 vjeç jetonte shumë pranë dhe fillimisht ishte i dyshuar, por nuk u akuzua deri në vitin 2003 pas një analize ADN-je.
Pas dhënies së vendimit të dënimit me vdekje, Gargiulo tha se ishte dënuar në mënyrë të pajustifikueshme dhe të padrejtë. Po ashtu, autori i ngjarjeve makabër, tha se kishte dashur të dëshmonte, por nuk e kishin lejuar.
icon style