
Vrasja makabre e Ilaria Sulës nga ish i dashur i saj, Mark Antony Samson, vijon të jetë në qendër të mediave italiane, me detaje të reja që dalin çdo ditë.
Pasi vrau studenten shqiptare, 23-vjeçari me origjinë nga Filipinet u duk se kërkoi të niste një jetë të re, kështu vazhdoi të njihej me vajza të tjera.
Njëra prej tyre, ka rrëfyer në “Rai 3” se Samson i dërgonte mesazhe para dhe pas vrasjes së Ilarias.
Filipinasi i kishte thënë vajzës se kërkonte të njihte njerëz të rinj, pasi po kalonte një periudhë të vështirë pas ndarjes me studenten shqiptare.
“Ai më pyeti nëse qëndroja me dikë në shtëpi dhe më 25 mars (një ditë përpara vrasjes së Ilarias) po kërkonte me ngulm që të më takonte. Një mbrëmje, ai kërkoi që të vinte në shtëpinë time dhe të sillte alkool. Por unë refuzova duke thënë se i dashuri im ndodhej në shtëpi, vetëm e vetëm që ai mos të vinte”, u shpreh e reja.https://www.instagram.com/reel/DIPTUSItWpQ/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=432&rd=https%3A%2F%2Ftop-channel.tv&rp=%2F2025%2F04%2F10%2Fu-mundua-te-krijonte-lidhje-te-re-pasi-vrau-ilaria-sulen-rrefehet-vajza-me-te-cilen-flirtoi-mark-samson-donte-te-vinte-ne-shtepine-time-dhe%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A526.8000000119209%2C%22ls%22%3A205.60000002384186%2C%22le%22%3A519.5%7D
Në datën 27 mars, kur të gjithë kërkonin Ilarinë, Marku vazhdoi t’i shkruante studentes, ndërkohë që përdorte telefonin e viktimës për t’u dërguar mesazhe të afërmve dhe miqve të shqiptares. Më pas, e reja ka marrë një mesazh nga një mikeshë e cila i ka treguar se Marku ishte ish-i dashuri i Ilaria Sulës. “Gjëja e parë që më erdhi në mendje ishte: ‘Kjo mund të më kishte ndodhur mua’”, tha ajo, duke kujtuar momentin kur kuptoi të vërtetën.
