Avokati Gjovalin Ulndreaj, anëtar i Dhomës së Avokatëve Shkodër, ka humbur jetën sot në spitalin e QSUT në Tiranë.

Gjatë mesditës së sotme ai është ndjerë keq gjatë një seance gjyqësore. Më pas avokati është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme.

Më pas Gjovalin Ulndreaj ka ndërruar jetë, lajm që iu komunikua familjarëve.

“Sot në datë 28.01.2025, rreth orës 12:00, në një prej sallave të gjykimit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, po zhvillohej një gjykim penal ku merrte pjesë në cilësinë e mbrojtësit edhe avokati z. Gjovalin Ulndreaj, anëtar i Dhomës së Avokatëve Shkodër.

Gjatë zhvillimit të gjykimit, avokati ka shfaqur probleme serioze shëndetësore, duke sjellë ndërprerjen e menjëhershëm të procesit dhe dhënien e ndihmës së parë nga personat e pranishëm, deri në mbërritjen e shërbimit të Urgjencës QSUNT Tiranë.

Në vijim të komunikimit me familjarët e avokatit, u bë me dije se, fatkeqësisht avokati kishte ndërruar jetë në ambientet e spitalit.

Trupa gjyqësore e kësaj Gjykate dhe stafi administrativ, duke vlerësuar kontributin në procesin e dhënies së drejtësisë, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta të afërmve të të ndjerit avokatit Gjovalin Ulndreaj”-thuhet në njoftim.