Mbi 100 udhëtarë nga Kosova kanë marrë rrugë drejt Gjermanisë.
Mirëpo sipas tyre, autobusi i kompanisë “Barileva Turist” është prishur në autostradën afër Budabestit, kryeqytetit të Hungarisë në rrugëtim e sipër.
Ata thonë se ka tash e nëntë orë që kanë mbetur në autobusin e prishur, duke pritur që të zëvendësohet automjeti për ta vazhduar rrugën.
Njëri prej tyre, që ka dashur të mbetet anonim, ka thënë se janë pa ngrohje dhe që u janë shpenzuar ushqimet që kanë pasur me vete.
KlanKosova.tv ka kontaktuar kompaninë për të marrë versionin e tyre për rastin, mirëpo nga ta kanë thënë vetëm “jemi shumë të zënë me punë”, duke mos dhënë sqarime
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-21-at-7.14.33-PM.jpeg)