Sulmuesi Mohamed Salah është pranë nënshkrimit të kontratës së re afatgjatë me Liverpoolin.
Mediat ndërkombëtare kanë përfolur një transferim të mundshëm të egjiptianit në “Camp Nou”, ndërsa tifozët britanikë i ka kapur paniku. Sipas “TEAMtalk”, sulmuesi i Liverpoolit nuk është duke kërkuar 500 mijë funte për javë, pavarësisht sugjerimeve në këtë çështje.
Raportohet se në të ardhmen e afërt, Salah dhe Liverpool do vazhdojnë bashkëpunimin edhe për disa vite të tjera.
29-vjeçari shënoi në fundjavë ndaj Arsenalit, që ishte goli i 11-të i sezonit, duke e bërë “top” golashënues për momentin në Premierligë.