Detar Hysi, avokat i të dënuarit me burg përjetë, Laert Haxhia, ka reaguar pas lajmeve se klienti i tij ka zhvilluar takime “speciale” në burgun e Drenovës me persona të paautorizuar, konkretisht modelen Ziza Pajaziti.

“Si mbrojtës ligjor i të dënuarit Laert Haxhia, dua të sqaroj opinionin publik se lajmi për takime me persona të paautorizuar është i pavërtetë. Ky i dënuar nuk ka kryer asnjë veprim të tillë,” thuhet në deklaratën e avokatit.

Detar Hysi thekson se kjo çështje aktualisht është në hetim nga Prokuroria e Korçës dhe shpreh besimin se e vërteta do të dalë në dritë përmes rrugës ligjore.

Kohët e fundit në media kanë qarkulluar lajme se Laert Haxhia ka zhvilluar një takim “special” brenda burgut të Drenovës me modelen nga Kosova, Ziza Pajaziti. Ky takim sipas raportimeve në media, u zhvillua përmes mashtrimit pasi modelja do takonte një të dënuar tjetër, por në këtë takim ishte Laert Haxhiu.

Objekt verifikimi nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve janë edhe dy raste të tjera pas raportimeve në media se dy vajza të njohura të shoëbizit kanë hyrë në ambientet e sigurisë së lartë për takime jashtë protokollit në burgun e Reçit.