Ish-komandanti i Forcave Speciale shqiptare, Dritan Demiraj, ka uruar Bajram Begajn për zgjedhjen e tij si Presidenti i Republikës së Shqipërisë.
Në një postim në Facebook, ai thotë se zgjedhja e një ushtaraku në krye të shtetit, është një vendim dhe zgjedhje që na bën krenarë.
Nga ana tjetër, Demiraj i cili u përfol si kandidat i mundshëm për President, kritikon opozitën për bojkotin e votimit në Kuvend, duke thënë se kjo tregon mungesë lidershipi.
Postimi i plotë i Demirajt:
Zgjedhja e nje ushtaraku ne krye te shtetit, eshte nje vendim dhe zgjedhje qe na ben te gjitheve krenare. Portreti i ushtarakut eshte simboli i dashurise per Atdheun, Detyren dhe Kombin.
Presidentin Bajram Begaj e njoh personalisht per me shume se dy dekada ne Forcat e Armatosura dhe perveç te tjerave mbaj mend perkushtimin e tij maksimal ndaj pacienteve ushtarake, kolegeve dhe jo vetem.
Me kete rast i uroj suksese dhe mbaresi presidentit Begaj ne detyren me te larte si kreu i shtetit Shqiptar dhe si Komandant i Pergjithshem i Forcave te Armatosura.
Nga ana tjeter mendoj se djegia e mandateve, bojkotimi dhe braktisja e çdo procesi institutional dhe detyrimi kushtetues nga ana e opozites “perendimore”, per te cilen eshte votuar per te qene zeri dhe perfaqesuesi i qytetareve opozitare ne institucionin e Parlamentit Shqiptar me justifikime qesharake, nuk tregon asgje tjeter vetem mungese lidershipi dhe vizioni politik.
Ne perfundim, si kandidat i diaspores ne kete gare te cilen Partia Demokratike e injoroi si propozim, falenderoj me perulesi dhe mirenjohje maksimale disa nga koleget e sinqerte deputete te PD, por ne te njejten kohe edhe miqte dhe bashkekombasit ne te gjithe boten.