
Gjykata e Posaçme ka vendosur vazhdimin e masës “arrest në burg” për Edison Muçekun, i akuzuar për “sigurim kushtesh për të kryer vrasje” në dëm të Hamza Terziut, në maj 2020 në Bulqizë.
Në sallën e gjyqit, Edison Muceku ka mbajtur qëndrim mohues duke mos pranuar akuzat. Ai u u ekstradua pak ditë më parë nga Mbretëria e Bashkuar, ku u arrestua në janar të këtij viti.
Ndaj 34-vjeçarit, Gjykata e Posaçme kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale: “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në formë të veçantë dhe në bashkëpunim”, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.
Emri i Edison Mucekut ishte pjesë e listës së megaoperacionit të SPAK në maj të vitit 2024, ku u lëshuan 50 urdhër arreste për emrat më të njohur të botës së krimit në vend.
