Siç pritej, Ousmane Dembélé është rikthyer në skuadrën e Paris Saint-Germain për ndeshjen e javës së shtatë të Ligue 1 kundër Nice.
Sulmuesi ishte përjashtuar nga skuadra e Champions League për ndeshjen kundër Arsenalit, vendim i marrë nga trajneri i kampionëve të Francës, Luis Enrique, për arsye disiplinore.
Por pas një takimi kokë më kokë mes dy protagonistëve, Dembélé mori përgjegjësitë e tij, duke pranuar gabimin e tij. 27-vjeçari ka shënuar 4 gola këtë sezon.
