Është arrestuar në flagrancë shtetasi F.Ç., 31 vjeç, banues në Arrameras, Krujë, pasi në aksin rrugor Tapizë – Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, është përplasur me motorin tip “Yamaha”, me drejtues shtetasin H.K., 60 vjeç, banues Fushë Krujë.
Për pasojë është aksidentuar drejtuesi i motorit, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.