Ka ndërruar jetë në spital mbrëmjen e sotme 62 vjeçari me inicialet R.Z, i cili u përplas në mesditë nga një trajler.

I moshuari po lëvizte me biçikletë kur u aksidentua nga një trajler. Goditja ishte e fortë për 62 vjeçarin, i cili nuk mundi dot t’i rezistonte plagëve të marra.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e njohur si ‘Kryqëzimi i Cërrikut’, pjesë e aksit nacional Elbasan-Librazhd.