Gjatë xhirimeve të “Indiana Jones 5”, në provat për një skenë lufte aktori i njohur, Harrison Ford pësoi një dëmtim në shpatull.
Sipas deklaratës së produksionit rreth një javë më parë, aktori duhet të shkëputej deri në një moment të caktuar, ndërkohë, regjisori James Mangold do të vazhdojë të xhirojë pa Ford
Së fundmi burime për “The Sun”, kanë bërë të ditur se aktori është dëmtuar më rëndë nga sa u mendua fillimisht dhe për këtë arsye filmi do të ndalojë xhirimet për të paktën tre muaj, pasi ai do të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale në shpatull.
Sipas këtyre burimeve, gjendja e aktorit nuk është aspak serioze.
‘Indiana Jones 5’ është filmi i pestë dhe i fundit në seri, i cili po xhirohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe pritet të dalë në treg në 2022. Ai është një projekt i ardhshëm aksion-aventurë amerikan i drejtuar nga James Mangold, me një skenar të bashkë-shkruar nga Mangold, Jez Butterworth dhe John-Henry Butterworth.
Filmi u shfaq premierë në Festivalin e Filmit në Kanë më 18 maj 2008 dhe u lançua në të gjithë botën më 22 maj 2008. Kritikët e vlerësuan filmin për efektet vizuale, shfaqjet, sekuencat e veprimit, partiturën muzikore të John Williams dhe modelin e kostumeve. Nga ana tjetër u kritikua dialogu, vija e historisë, hapat e tepërt dhe përdorimin e tepërt të CGI .
icon style