Muçi Shaljani i cili u plagos në atentatin ndaj Gilmando Danit më 11 nëntor në rreth rrotullimin e Rinasit, ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në Spitalin e Traumës, ku ndodhej prej 4 ditësh.

Shaljani, i njohur me mbiemrin Sheqeri, u plagos me 10 plumba, 2 prej të cilave në kokë.Sheqeri ishte shofer i Gilmando Danit, ndërsa prej disa muajsh ishte emërur dhe oficer i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore.

Kujtojmë se viktimë e atentatit mbeti shtetasi Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit. Dani ishte arrestuar bashkë me Shullazin në vitin 2015 dhe ishte liruar në vitin 2023 me kusht pasi kishte kryer 2/3 e dënimit.