52-vjeçarja italiane, Agata Carbonarës, e cila u plagos në Tiranë natën e ndërimit të viteve është nisur drejt Italisë ku dhe do i nënshtrohet një operacioni.
Pas apelit që avokati i saj, Vito Leonardo Candeloro, dhe familjarët e 52-vjeçares i bënë autoriteve shqiptare për të lehtësuar transferimin e shpejtë të saj nga Tirana në Pulia, mësohet se mesditën e kësaj të enjte ajo është nisur me helikopter drejt shtetit të saj. 52-vjeçarja nga provinca e Barit mbeti e plagosur në mushkëri nga një plumb endacak natën e Vitit të Ri teksa po ecte në Tiranë së bashku me bashkëshortin e saj në zonën e “Zogu I”.
Në dëshminë e dhënë më herët 52-vjeçarja tha se teksa po ecte me bashkëshortin në bulevard në momentin që diçka ka rënë nga pemët lart dhe i ka rënë në qafë. Fatmirësisht ajo është jashtë rrezikut për jetën, mirëpo mjekët kanë thënë se është e nevojshme që Ata Carbonara t’i nënshtrohet një ndërhyrje.