Mustafa Sheqeri, i cili mbeti i plagosur në atentatin e ndodhur mesditën e djeshme pranë aeroportit të Rinasit, vijon të mbetet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.
A2 CNN mëson se Sheqeri, i cili ishte drejtues i automjetit tip “Mercedes Benz” me të cilin udhëtonte viktima Gilmando Dani, është i intubuar dhe ndodhet ne reanimacion.
Gilmando Dani dhe punonjësi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Mustafa Sheqeri, më 7 nëntor kishin udhëtuar drejt Barcelonës. Ata ishin kthyer ditën e djeshme në Shqipëri.
shprehet se këta dy persona kishin lidhje shoqërore me njëri-tjetrin. “Janë miq prej kohësh, prandaj dhe po udhëtonin së bashku jashtë shtetit”, tha Çelmeta.
Ndërkohë, mësohet se automjeti tip “Mercedes Benz” me të cilin po udhëtonin kur ndaj tyre u qëllua me breshëri kallashnikovi, është në pronësi të një personi të tretë. (A2






