
Sipas policise, 19-vjeçari i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme pranë një kompleksi në zonën e Farkës mësohet se është djali i ish-deputetit të PD, Mhill Fufi.
Kristi Fufi ndodhet në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, pasi dyshohet se u godit me bisht fshese në kokë.
Pas sherrit ishte vetë Fufi që shkoi të denonconte rastin.
Dyshohet se personat e përfshirë kanë pasur edhe armë zjarri, por nuk i kanë përdorur.
Policia po punon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në sherr.
“Rreth orës 19:15, në Farkë, në afërsi të një kompleksi, persona ende të paidentifikuar janë përfshirë në një konflikt dyshohet me sende të forta.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi K. F., rreth 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt”, sipas njoftimit zyrtar të policisë.
