Kryeministri Edi Rama ka refuzuar t’i përgjigjet cfarëdolloj pyetje në lidhje me deklaratat e bujshme të ish-zv.Kryeministrit Arben Ahmetaj.
I pyetur nga gazetarët nëse e kishte kërcënuar këtë të fundi, Rama e riktheu fokusin tek mbledhja e Partisë Socialiste, duke theksuar se në mbledhjen e ditës së sotme nuk do të ketë ndryshime.
“Është një mbledhje pune, raportimesh dhe diskutimesh në lidhje me hapat e tjerë në funksion për të riorganizuar Partinë Socialiste.
Partia Socialiste është në një proces jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe jemi të vetëdijshëm për hapjen e Partisë për të gjithë ata që kanë dëshirë të kontribuojnë. Nuk kemi sot asnjë plan për të bërë ndryshime. Jemi sot këtu për të bërë një analizë”.