Sipas informacioneve të raportuara nga disa media në Çeki, Robert Fico i është nënshtruar një operacioni të suksesshëm dhe është në gjendje stabile.
Gjatë ditës ka pasur disa informacione kontradiktore për gjendjen shëndetësore të kryeministrit, të cilit iu bë atentati.
Fico mbeti i plagosur këtë të mërkurë në qytetin Handlova, 150 kilometra larg Bratislavës, para Shtëpisë së Kulturës, ku më parë u mbajt mbledhja e qeverisë, kur doli mes turmës për t’i përshëndetur./abcnews.al
