Gazetari holandez Peter R. de Vries ka vdekur, pasi u qëllua në Amsterdam më 6 korrik 2021. I njohur për përkushtimin e tij ndaj krimeve të pazgjidhura dhe mbështetjen për familjet e viktimave, ai hetoi më shumë se 500 dosje vrasjesh dhe luajti një rol kryesor në zgjidhjen e disa rasteve.
“Peteri luftoi deri në fund por s’arriti ta fitonte këtë betejë. Ai vdiq i rrethuar nga njerëzit që e deshën”, raportoi televizioni ku punonte i ndjeri.
Gazetari De Vries ishte bërë i njohur për punën e tij hulumtuese pas rrëmbimit të njërit prej njerëzve më të pasur në Holandë, Freddy Heineken, më 1983.
Peter e filloi karrierën e tij si praktikant 20-vjeçar në ‘De Telegraaf’, gazeta më e madhe ditore holandeze në mëngjes.
Ai fitoi një çmim ndërkombëtar Emmy më 2008 për punën e tij hulumtuese rreth zhdukjes së adoleshentes Natalee Holloway në Aruba.
fax