Erion Murataj PSD

Një ngjarje tragjike ka tronditur Prishtinën më 9 maj, ku dizajneri i njohur Festim Isufi dyshohet se u vetëvra në banesën e tij në “Rrugën B”, në Prishtinë.

Ngjarja ka lënë një gjurmë të thellë pikëllimi në opinionin publik dhe në komunitetin artistik, ku Isufi njihej si një profesionist i talentuar dhe njeri i dashur për të gjithë.

Tragjedia ka prekur thellë jo vetëm familjen dhe miqtë e afërt, por edhe të gjithë ata që e njihnin dhe e vlerësonin kontributin e tij në fushën e dizajnit dhe modës në Kosovë.

Në një reagim prekës në Instagram, Rina, bashkëshortja e ndjerë e Festimit, ka publikuar një fotografi me të në InstaStory, duke i dhënë lamtumirën me fjalë të dhimbshme: “Prehu i qetë jeta jem, humbja jote e papritshme na ka lënë me dhimbje të papërshkrueshme. Të du e të kujtoj si njeri të mirë, të buzëqeshur si ishe”.