33-vjeçari Pjetër Guraleci është i riu i cili mbeti i plagosur me thikë gjatë një sherri pasditen e kësaj të diele në mes të Shkodrës.
Burime bëjnë me dije se ngjarja ndodhi në sheshin “Prek Cali”, gjatë një konflikti për motive të dobëta. 33-vjeçari u qëllua nga shtetasi V.D., i cili është në kërkim nga policia.
I plagosuri Pjetër Guraleci raportohet se ka shkuar vetë në Spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore ndëras policia ka nisur hetimet për ngjarjen.
“Rreth orës 18:30, në sheshin “Prek Cali”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi V. D. dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin Pjeter Guraleci, 33- vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.“-njofton Policia.