Zbardhen detaje të reja nga plagosja e 34-vjeçarit nga Kurbini,Vinçens Piroli.
Mësohet se i riu po lëvizte në këmbë te ura e Bunës në Shkodër, ku edhe jetonte, kur është qëlluar me armë zjarri.
Sipas burimeve nga grupi hetimor, ai është qëlluar tre herë nga pas shpine me pistoletë selensiator.
Pas plagosjes Piroli ka telefonuar një familjar të tij. Ky i fundit e ka dërguar me urgjencën e Lezhës.
34-vjeçari ka thënë se ndjehej më i sigurt në spitalin e Lezhës ndaj është paraqitur për mjekim aty.
Në lidhje me ngjarjen po vijojne hetimet nga policia e Lezhës dhe e Shkodrës, ku jane sekuestruar një sërë kamerash sigurie me qëllim identifikimin e autorëve.
Pista kryesore e hetimeve është ajo e hakmarrjes.
Piroli së bashku me Dorjan Lalën 35 vjeç, u shpallën në kërkim ndërkombëtar në tetor 2021, të dyshuar për vrasjen e një malazezi në Ulqin.
Ngjarja për të cilën akuzohen shqiptarët u shënua më 4 korrik 2021, ndërsa viktimë mbeti 69-vjecari Momçillo Gjurishiç.
Mediat në vendin fqinj, duke cituar burime nga grupi hetimor thonë se krimi ka si motiv gjakmarrjen, pistë të cilën nuk e mohuan as drejtuesit e policisë.
Dyshimet janë se 69-vjeçari është ekzekutuar pasi djali i tij në mars të vitit 2017 ka vrarë me armë zjarri 53-vjeçarin nga Kosova Beqë Likaj.