Një turist nga Bullgaria është gjetur i vdekur në Malin e Jezercës. Ai ishte nisur së bashku me një person tjetër dhe gjatë eksplorimit të malit kanë humbur kontakte me njëri tjetrin.
Shoku i tij ka kaluar në Mal të Zi dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Pas njoftimit, Helikopteri Cougar i Forcave të Armatosura është ngritur në ajër dhe pas disa orësh kërkimesh është gjetur trupi i pajetë i turistit në Alpet e Shqipërisë, në Jezercë.