ABC News ka siguruar videon nga momenti kur 42 vjeçari Egli Proga del nga lokali në Pogradec dhe bie përtokë. Sipas gazetarit Roland Beqiraj, 42 vjeçari është goditur jashtë nga 29-vjeçari Denis Meçi, më pas ka hyrë në lokalin e tij, ku edhe janë konstatuar të vjella, ka dalë dhe është rrëzuar disa metra më tutje.
Në video, ai shihet duke ecur në mënyrë të paekuilibruar përpara se të rrëzohet përtokë i vdekur.
Në fillim u raportua se 42 vjeçari humbi jetën pasi u rrëzua në rrugë në gjendje të dehur por më pas u zbulua se ishte dhunuar. Policia e Korçës ka vënë në pranga edhe Voltan Shulku, 40 vjeç, Arian Manellari, 55 vjeç, dhe Leonidha Guçe, 47 vjeç
Ndaj tyre rëndojnë veprat penale “Moskallzim krimi”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi ata kanë qenë të pranishëm kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë kallëzuar krimin duke penguar zbardhjen e së vërtetës. Ndërkohë, ndaj të riut Denis Meçi rëndon akuza për veprën penale “Vrasja me dashje”
/abcnews.al