Prej dy ditësh fillon punën firma e re e menaxhimit të mbetjeve të qytetit
Një ditë më parë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar “SPAK” u urdhërua sekuestrimi I inceneratorit të Elbasanit .Pavarësisht kësaj mase proçesi I punës ka vijuar normalisht dhe pa ndërprerje gjatë ditës së sotme. Sipas shefit të inspektoriatit të mjedisit në bashkinë e Elbasanit puna do të vijojë normalisht dhe inceneratori nuk do të fiket. Ismail Dybeli thotë se në pak ditë edhe administrimi I inceneratorit do të bëhet nga bashkia e Elbasanit data.
Situata problematike e shkaktuar nga mbetjet gjatë muajve të fundit në bashkinë e Elbasanit duket se është drejtë zgjidhjes . Që prej ditës së djeshme në bashkinë e Elbasanit ka filluar punën firma e re kontraktuese për menaxhimin e mbetjeve .Shefi I Inspektoriatit të Mjedisit në Bashkinë e Elbasanit Ismail Dybeli bën me dije se tashmë ka filluar edhe zëvendësimi I kontenierëve.
Por çfarë ndodh me punonjësit e pastrimit të cilët mbetën të papunë nga tërheqja e firmës Viktori Invest?
Sipas informacioneve bashkia e Elbasanit dërgon rreth 70 ton mbetje çdo ditë për përpunim.