Gennaro Gattuso do të drejtojë skuadrën e Fiorentinës nga sezoni i ardhshëm, i cili sezonin që sapo është mbyllur ka drejtuar skuadrën e Napolit. Vetëm një ditë “pushim” ka patur trajneri Gattuso, pas shkarkimin nga detyra prej presidentit De Laurentiis.
Të hënën u mësua largimi i Gennaro Gattusos nga pankina e Napolit, të martën ish-futbollisti i Milanit, u emërua në krye të pankinës së Fiorentinës, ku do të zëvendësojë Giuseppe Iachinin, të emëruar vetëm në mars të këtij viti.
