Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka folur për përplasjen me aktivisten Evi Kokalari.

Ai i ka bërë thirrje Kokalarit që të faktojë në gjykatë akuzat e ngritura ndaj tij. Këlliçi u shpreh në një intevistë në “ABC News” se kjo nuk ishte një çështje që zgjidhej në rrjetet sociale, ndaj ai zgjodhi që ta padisë.

Pres që zonja të vijë dhe të provojë një fakt të vetëm para gjykatës. Ky nuk është çështje që zgjidhet në rrjetet sociale. Meqë disponon prova të rënda të vijë në gjykatë. Meqë i kam dalë në shteg le të vijë te shtegu. Zonja Kokalari ka bërë zgjedhjen e saj. Ti shpëtojë edhe faktit që mos akuzohet për moskallëzim krimi.

Nuk e kam idenë kë mbështet. Nuk dua ti jap më asnjë sekondë vëmendje kësaj çështje. Kjo përplasje nuk shërben. Janë çështje tonat të brendshme. Për rastin në fjalë, meqë nuk ka pasur një kufi në të gjithë morinë e baltës, meqë unë kam kryer të gjitha këto krime të dalë një individ i vetëm dhe ta provojë në gjykatë. Më absurde më duket që personat që flasim kundër lotimit të bëjnë një akt të paprecedentë në 32 vite, të lobojnë kundër një emri”, tha deputeti i PD.

Sipas tij Kokalari mund të jetë shqetësuar nga rezultati i tij i mirë në zgjedhjet e brendshme të PD-së, teksa shtoi se , kasa e vjetër politike nuk do qarkullim brezash dhe për këtë arsye thotë ai ka qenë avokat i të rinjve brenda kësaj forcë politike.

“Unë dola kandidati më i votuar, mund të ketë shqetësuar dikë. Sigurisht që ka gëzuar të rinjtë. Këlliçi gjithçka në politikë sot e ka falë të rinjve. Unë kam ecur krah për krah me ata. Më vjen mirë që fuqizimi i të rinjve përbën shqetësim për një kasë të vjetër që nuk e kuptojnë nevojën jetike për qarkullim brezash. Kam qenë avokat i të rinjve”, u shpreh Këlliçi.