Sapo ka nisur mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD. Sekretari i Përgjithshëm i partisë ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se në këtë mbledhje do të diskutohet mbi kalendarin dhe masat për organizimin e PD-së duke zbatuar kështu vendimin e Kuvendit të 18 dhjetorit.
Bardhi shton se protesta e 8 janarit ndikoi në shtyrjen e mbledhjes pasi ajo ishte planifikuar më parë dhe se program i miratuar nga Kolegji i Kryetarëve do të miratohet më pas dhe nga Kryesia e Partisë.
NJOFTIMI I SEKRETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE:
Të nderuar Kryetarë, Nesër, datë 12 Janar, ora 16:00 do të zhvillohet mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD për diskutimin mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombetar të datës 18 Dhjetor “Për miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike”, që nuk u realizua dot për shkak të dhunës në datën. 8 Janar. Me respekt, Sekretari i Përgjithshëm. Gazment Bardhi.
Kryesia e Partisë Demokratike vendosi në mbledhjen e dy ditëve më parë përjashtimin 8 anëtarëve dhe pezullimin e 29 të tjerëve. Mes të përjashtuerve është dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Të përjashtuarit e tjerë janë: Bujar Nishani, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Arben Ristani, Klevis Balliu dhe Keltis Kruja.
Gjithashtu, Kryesia vendosi njëzëri dhe pezullimin e përkohshëm të 19 anëtarë të PD. Ata janë: Agron Shehaj, Aldo Bumçi, Belind Kelliçi, Blendi Himci, Çlirim Gjata, Edit Harxhi, Edi Paloka, Eno Bozdo, Ervin Minarolli, Gent Deromemaj, Genc Pollo, Genti Strazimiri, Rigels Mucollari, Ivi Kaso Ledina Mandia, Luan Baci, Lorenc Luka, Mimoza Hajdarmataj, Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu. Këto vendime ekstreme u morën pas protestës së dhunshme të 8 janarit në godinën e Partisë Demokratike, ku emrat e mësipërm mbështetën lëvizjen për rithemelim të PD dhe protestën në selinë blu.