Detaje të reja kanë dalë në dritë nga tragjedia e rëndë që ka ndodhur në plazhin e Vilë-Boshtovës, në Kavajë, ku babai dhe dy djemtë e tij të mitur janë mbytur në det.
Viktimë ka mbetur 50-vjeçari Elvis Halilaj dhe dy djemtë e tij 13 dhe 15 vjeç, nga Tirana.
Burime bëjnë me dije se ambulanca ka vonuar për rreth një orë e gjysmë. Fillimisht në breg ka dalë trupi i pajetë i kryefamiljarit, ndërkohë që dy të miturit janë nxjerrë me shenja jete. Por pikërisht vonesa e ndihmës mjekësore ka bërë që dhe dy të miturit të humbin jetën.
Vilë Bashtova është një zonë e veçuar në Kavajë, dhe infrastruktura mbështetëse, si roje bregdetare apo ambulancë në afërsi të plazhit mungon.
Njoftimi i policisë:
Më datë 09.07.2023, në plazhin Vilë-Boshtovë, duke notuar në det janë mbytur tre shtetas, pjestarë të së njëjtës familje (shtetasi E.H 50 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç, nga Tirana).
Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për ti shpërtuar por të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.