Një efektiv i Policisë Rrugore në Lezhë është pezulluar nga detyra, për shkak të sjelljes së tij në mënyrë joprofesionale gjatë komunikimit me një turiste gjermane, gjatë kryerjes së detyrës.
Më 10 qershor, te kryqëzimi i Tales, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtuese një shtetase gjermane, pasi kanë konstatuar se qarkullonte me njërën dritë të automjetit, të djegur.
Pasi i kanë komunikuar arsyen e ndalimit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se shtetasja nuk dinte shqip dhe për këtë arsye komunikimin me të e kanë bërë nëpërmjet Google Translate.
Për shkeljen e kryer, turistja gjermane është ndëshkuar me masë administrative 1000 lekë.
Shtetasja e huaj ka pranuar ta paguajë masën administrative në çast dhe për këtë arsye, konform nenit 205 të Kodit Rrugor, masa administrative është përgjysmuar në 500 lekë. Këto veprime janë të dokumentuara me fletën e masës administrative dhe me mandatin e arkëtimit për pagesën e bërë./abcnews.al