Aktivistja Sidorela Vatnikaj në podiumin para Kryeministrisë tha se protestuesit janë paqësorë dhe pavarësisht kësaj u tërhoqën zvarrë nga policia. Ajo tha se ata nuk janë kriminelë, por kriminel është Edi Rama dhe krerët e policisë që bahskëpunojnë me krimin.

Një muaj më parë një protestues u tërhoq zvarrë nga rojet e sigurisë në mënyrë të dhunshme.

“Për 30 ditë me radhë i kemi thënë Policisë së Shtetit se jemi këtu paqësisht.

6 shokët tanë u tërhoqën zvarrë vetëm sepse protestuan, ju themi ne nuk jemi kriminelë, kriminelë janë shefat tuaj që bashkëpunojnë me krimin.

Kriminel është kryeministri i vendit që bashkëpunon me krmin.

Kriminele është qeveria e Edi Ramës që është e gjitha në SPAK.

Dhuna që kanë ushtruar sot tregon vetëm frikën e tyre, sa më shumë frikë ata aq më shumë guxim ne.

Sa më shumë të na rrihni e tërhiqni zvarrë do të vijmë më shumë këtu.

Jemi këtu për një Shqipëri të re ku policia dhe qeveria nuk drejtohen nga krimi.

Ku policia nuk na tërheq zvarrë. Jemi për revolucion paqësor, mos na provokoni”, tha ajo.

© BalkanWeb

GEAM Sh.p.k