Mbrojtësi portugez, Alberto Costa tha fjalët e tij të para si lojtar i Juventusit.
“Unë kam qenë tashmë në një klub të madh, por këtu në Juve është krejtësisht ndryshe: Ka një histori të madhe dhe kushte që nuk i kam parë kurrë. Jam entuziast dhe ishte një zgjedhje e thjeshtë dhe e qartë”.
“Gjithçka ndodhi shpejt dhe m’u desh pak kohë për ta kuptuar. Kam besim të madh për përvojën time të parë larg shtëpisë. Këtu jam i ri por të gjithë më pritën shumë mirë”.
Debutimi kundër Milan? “Më thanë për zhurmën e tifozëve. Jam i emocionuar që do të shkel në atë fushë dhe unë do të jap gjithçka. Jam një mbrojtës krahu që më pëlqen të sulmoj, por edhe ta mbroj”. Kujtojmë se Costa u transferua nga Vitoria Guimares.
(J.S/BalkanWeb)