Një 32-vjeçar është akuzuar pasi tentoi të rrëmbente një vajzë 14-vjeçare dhe donte të abuzonte seksualisht me të. Ai mbante veshje polici dhe e ruante sa herë shkonte në shkollë.
Rreth orës 8 të mëngjesit, e mitura po shkonte në shkollë, kur David Peter Young kishte një xhaketë jeshile dhe e mori duke e futur në një rrugicë. Pavarësisht se tentoi të bënte diçka më shumë, nuk ia doli.
Ngjarja ndodhi ditën e mërkurë por fatmirësisht 14-vjeçarja nuk pësoi asnjë dëm. Ditën e djeshme ai u dërgua në paraburgim për veprën penale të imitimit të një polici, të rrëmbimit dhe të tentativës për abuzim seksual.