Klodian Lamaj u vetëplagos me armën e shërbimit natën e Krishtlindjeve të vitit që lamë pas dhe për hetimin e plotë të kësaj ngjarjeje policia ka sekuestruar armën dhe automjetin e tij.

Ai ka folur sot për Fax News ku ka thënë se pretendohet të ketë vendosur në rrezik jetën e kolegut.

39 vjecari Lamaj shprehet se edhe pse ka deklaruar në polici cdo detaj nga ajo natë, prokuroria Fier po përpiqet të manipulojë të dhënat e tij personale dhe të detajet e ngjarjes së 25 dhjetorit 2020.

“Kam bërë mbi katër pesë kërkesa dhe jam njohur sot, pasi shkova me nusen time dhe me tre fëmijët tek Prokuroria për të marrë informacin mbi ecurinë e  hetimit që po më bëhet për vëtëplagosjen. Mirëpo atje ku shkuam nuk po na kthnein prapë përgjigjje dhe na dhanë dokumentacionin për ta firmosur. Në datën 2 është lëshuar një dokument sikur unë jam njohur. Realisht unë nuk jam njohur me faktet. Avokati im ka shkuar tre herë për të marrë informacion për ecurinë e hetimit, për tu njohur me dosjen për çfarë akuzohem. Por nuk më kanë dhënë asnjë sqarim të mëtejshëm që unë të jem i informuar në lidhje me dosjen time.”

Sa i përket deklaratës së Lamajt për vetëplagosjen ai ka thënë se është plotësisht e vërtetë dhe se nuk ka asnjë arsye që të gënjejë.

“Nuk mund të gënjej kur jam punonjës policie me eksperiencë 14 vjeçare dhe e di shumë mirë që këto çështje dhe këto hetime do dalin një mënyrë apo tjetër.”

Lidhur me padrejtësitë që  i janë bërë të shoqit ka folur edhe bashkëshortja e policit e cila ka kërkuar ti rikthejnë automjetin e tyre pasi hetimet kanë përfunduar dhe nuk ka asnjë arsye që të vazhdojë ti mbahet peng.

“Mjeti tip Benz është në emrin tim, është sekuestruar nga policia për çështje hetimore. Kanë ardhur të Tiranës  i kanë bërë eksspertizën mjetit  çdo gjë për procesin hetimor dhe i binte që mua të më kthehej mjeti…”

Të dy bashkëpunetorët shprehen se këtë cështje do e ndjekin deri në konfirmimin e të vërtetës pasi manipulimi i dosjes po mbahet peng vetëm nga prokurori i çështjes Andi Pogace. Bashkëshortët kërkojnë zgjidhje pasi deklarata mbi ngjarjen dhe zbatimi i dosjes nga institucionet e drejtësisë janë kontradiktore.

Faxweb.al