Që prej shfaqjes për herë të parë të filmit të James Bond, “Goldfinger” në vitin 1964, makina e përdorur prej spiunit britanik, Aston Martin DB5, është shndërruar në një prej makinave më të famshme në botë. Aq e famshme, saqë Aston Martin e riktheu në jetë duke prodhuar modele të reja, me një çmim prej 3 milionë paund.

Por në vitin 1997, një prej këtyre modeleve ishte vjedhur në një garazh privat në aeroportin “Boca Raton” në Florida. Kjo makinë ishte e veçantë, pasi ishte e vetmja që kishte të përfshira aksesorë specialë, të një agjenti sekret. Me një vlerë prej gati 25 milionë dollarësh, ajo ishte një prej makinave më të dëshiruara.

24 vite pasi ishte shpallur e zhdukur, “The Telegraph” raporton se makina, me të njëjtin numër shasie, është pikasur diku në Lindjen e Mesme. Christopher A. Marinello, nga “Art Recovery International”, tha për gazetën britanike: “Në ato shtete ka koleksionistë të mëdhenj makinash luksi dhe kam informacione që modeli DB5 James Bond është mes tyre”.

Sipas raportimit, pronari i tanishëm i makinës nuk ka informacion që ajo është e vjedhur, dhe me siguri që problemet do të shtohen pasi makina të gjendet dhe t’i rikthehet të zotit.

Fax