Mbrëmjen e së premtes është bërë e mundur sjellja e trupit të pajetë të 21 vjeçarit nga Proseku i Mirditës Lorenco Dedaj, i cili u vra me thikë në Gjermani nga një 30 vjeçar kurd mbrëmjen e 30 dhjetorit.
I riu mirditor do të përcillet në banesën e fundit sot në orën 13:00, ku do të prehet në vendlindje.
Familjarë falenderojnë të gjithë ata përsona të cilët u solidarizuan me kontributet e tyre për sjelljen e trupit në Shqipëri.
Sipas banorëve dhe bashkëmoshatarëve Lorenco ishte një djalë i qetë, i urtë dhe i matur, i cili si shumë të rinj shqiptarë kishte emigruar në Gjermani për një jetë më të mirë, por fatkeqësisht ëndrrat e tij u prenë në mes./vizionplus.tv