Kombëtarja e grupmoshave U17 ka zhvilluar ndeshjen e rradhës miqësore më ekipin e grupmoshave të Bosnje Hercegovinës.

17-vjeçarët Kuq e zi nën drejtimin e trajnerit Elvin Bulku arritën ta mbanin portën të paprekur për 90-min, por të pamundur për të shënuar edhe në portën kundërshtare.

Pavarësisht lojës së bërë asnjëra nga skuadrat nuk ia doli që të shënoj gol duke i lënë rrjetat të paprekura dhe sfidën të hapur për të premten ku do të zhvillohet edhe takimi i kthimit.

Të dyja skuadrat testuan element të rinj. Ai që pikasi gjatë kësaj ndeshje ishte portieri i kombëtares, futbollisti elbasanas Klevis Tortoshi i cili pati një paraqtje shumë të mirë dhe si rezultat e mbajti portën të paprekur.

Pas ndeshjes trajneri i të rinjve shqiptar u shpreh i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij por që shpreson që në ndeshjen e kthimit të arrijnë që të marrin një rezultat pozitiv edhe pse ndeshja do të vijojë të jetë në kuadrin e miqësores./Egnatia News