Komandanti çeçen dhe aleati i Putinit, Ramzan Kadyrov është shprehur se porti i rrethuar i Mariupolit do të bie sot në kohë dreke, ndërsa forcat ruse vazhdojnë të shtërngojnë lakun rreth basionit të fundit të ukrainasve, shkruan media britanike Dailymail.
Mariupoli do të ishte qyteti më i madh që do të pushtohej nga Rusia që nga pushtimi i Ukrainës tetë javë më parë dhe porti shihet si një pozicion kyç strategjik për sulmin e Rusisë në lindje të Ukrainës.
Por forcat e Putinit kanë hasur në rezistencë të ashpër nga forcat e armatosura të Ukrainës dhe njësitë e mbrojtjes territoriale të stacionuara atje.
Tani, gjithçka që ka mbetur nga mbrojtja ukrainase në Mariupol është strehuar në fabrikën e çelikut Azovstal, së bashku me rreth 1000 civilë që fshihen, ndërsa forcat ruse afrohen.
Para ose pas drekës të ditës së sotme Azovstal do të jetë plotësisht nën kontrollin e forcave të Federatës ruse’ tha Kadyrov, kreu u republikës ruse të Çeçenisë për fabrikën e çelikut.
Ministria e Mbrotjes e Ukrainës nuk e ka komentuar akoma deklaratën e Kadyrovit.
Disa dhjetëra civilë arritën të largoheshin nga qendra urbane e bombarduar me një autokolonë të vogël autobusësh dje, por Ukraina akuzoi sërish Rusinë për mbylljen e korridorit humanitar të rënë dakord më parë, që do të thotë se më pak civilë ishin në gjendje të iknin sesa pritej.
Një banor vendas shtyn një qen në një karrocë përtej një ndërtese të shkatërruar gjatë konfliktit Ukrainë-Rusi në qytetin port jugor të Mariupol, Ukrainë, 19 prill 2022.