Treni i Elbasanit në kushte të mjerueshme
Nëse dikur të udhëtojë me tren konsiderohej luks dhe kishte raste kur sidomos gjatë sezonit veror mund të mbeteshe edhe pa biletë krejt e kundërta ndodh sot me trenin e vetëm që ka mbetur në bashkinë e Elbasanit dhe që ende është funksional.
Për shkak të zhvillimit ekonomik si dhe të përdorimit të automjeteve privat mijra qytetarë kanë hequr dorë nga udhëtimi me tren.Aktualisht numri i atyre që zgjedhin çdo ditë të udhëtojnë me tren nuk arrin më shumë se 20 persona.
Makinisti i linjës Elbasan-Durrës i cili ka 38 vite që është nën drejtimin e tij shprehet i keqardhur që Elbasani ka dekada me një tren të amortizuar dhe të dëmtuar i cili nuk ofron as kushtet më minimale për një udhetim të sigurt me tren.
Nga ana tjetër ata pak qytetarë të cilët vijojnë të udhëtojnë me tren shprehen se e vetmja arsye që e zgjedhin është ajo ekonomike edhe pse evidentojnë kushtet skandaloze në të cilat ndodhet treni.
Ulja e numrit të udhëtarëve sipas faturinos së trenit lidhet së pari më kushtet në të cilat ndodhet ky tren.
Jo vetëm treni por gjithashtu edhe linja hekurudhore ka probleme të shumta. Prej dekadash qoftë në riparimin e dëmtimeve të trenit qoftë në investimin në infrastrukturë nuk është venë dorë duke e bërë udhëtimin me tren një histori që i përket të shkuarës./ Egnatia news