
UEFA nuk “qëndron duarkryq” teksa ka nisur hetim për katër futbollistë të Real Madrid, për gjeste të pahijshme në ndeshjen ndaj Atletico Madrid në Champions. Bëhet fjalë për Vinicius Junior, Kylian Mbappe, Antonio Rudiger dhe Dani Ceballos.
Më saktësisht, Vinícius provokoi tifozët kundërshtar, Rüdiger bëri gjeste me duar, ndërsa Mbappe preku organin gjenital.
Vlen të theksojmë se Rüdiger, Vinícius dhe Mbappé ishin titullar, ndërsa Ceballos nuk luajti.
UEFA do të marrë të gjithë kohën e nevojshme për të marrë në shqyrtim rastet në fjalë, e më pas do të dalë në konkluzion.
