Dy pako të gjetura në bregdetin anglez përmbanin pothuajse një ton kokainë me vlerë rreth 80 milion £ (92,400,000 €), ka thënë Agjencia Kombëtare e Krimit e MB (NCA).

Droga, e cila ishte e mbështjellë me qese të papërshkrueshme nga uji besohet se ka ardhur nga Amerika e Jugut.

Pakot u zbuluan ditën e djeshme, 25 maj nga kalimtarët që lajmëruan policinë lokale.

Martin Grace, komandanti i degës së NCA, tha: “Kjo është një sasi e konsiderueshme drogë e klasit A ​​që mendojmë se e ka origjinën në Amerikën e Jugut, por ne po hetojmë se si kanë mbërritur këtu.”

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Vlorë 40-vjeçari i dënuar nga gjykata italiane
Humbja e kësaj sasie droge do të sjellë një goditje të rëndë për rrjetet kriminale të përfshira.

Paketat me drogë u gjetën në plazhin pranë Hastings dhe Newhaven, East Sussex.

Mostrat kanë rezultuar pozitive për kokainë, megjithëse do të kryhet një ekzaminim i plotë kriminalistik.

Pesha e tyre është rreth 960 kg, e cila nëse do të shitej në Mbretërinë e Bashkuar do të kapte vlerën e 80 milionë paund.

Grace shtoi: “Hetimi ynë po asistohet nga Policia e Sussex dhe Forca Kufitare, dhe gjithashtu ka të ngjarë të përfshijë partnerë ndërkombëtarë.”