Një tjetër sugjerim për të përjetuar një fundjavë plot aventura në qarkun e Elbasanit! Këtë udhëtim mund ta bëj kushdo! Edhe ata që kanë pak përgatitje fizike, ata që nuk bëjnë palestër, madje edhe fëmijët.

Ujvara e Sotirës, duket pak si e fshehtë, por kur mbërrini atje, ajo shfaqet madhështore. Në hijen e shkëmbit dhe freskinë e ujit të ftohtë që sjell, ajo përbëhet nga 2 ujvara nga i njëjti burim.

Ujëvara e Sotirës është 100 metra, dhe buron nga mali i Tomorit. Ajo ndodhet rreth 22 kilometra larg Gramshit dhe për të arritur në zonën e ujëvarës duhet të ecësh rreth 1 orë në këmbë nga fshati Sotirë nga ku ka marë dhe emrin ujëvara.

Ecja do të shkoj rreth 1orë e gjysmë për të arritur tek ujvara dhe terreni është kodrinoro-fushor. Gjatë ecjes do të kaloni një urë të vogël, por tepër interesante, e ndërtuar nga banorët e zonës. Natyra e fshatit të Sotirës do t’iu kënaq nëse shkoni në pranverë ose verë.

Në mbërritje do të gjeni një lëndinë të madhe, nga ku prej shumë larg do të shikoni ujvarën që ka marrë emrin e fshatit Sotirë. Nëse do të jetë qetësi, keni mundësi të dëgjoni edhe zhurmën e ujit nga shumë larg.

Uji i rrjedhshëm dhe i pastër i ujvarës bën që vendi të ketë një bimësi shumë të pasur dhe relaksuese.

Do t’iu këshilloja që ushqimin ta merrni me vete dhe të bëni piknik në natyrë, pasi do t’iu shijojë më shumë në ajër të pastër. / Egnatia News
K.Q