Nga:Erion Murataj
Dikur dukej qesharak mendimi i një rendi të ri botëror.
Bota po mban frymën nëse do të plasë apo jo në Ukrainë. Në fakt Ukraina është sebepi.
Asnjë nga palët nuk ka luksin e tërheqjes. Ka vetëm një shpëtim për njerzimin ajo është përplasja.
Rivendosja e një ekuilibri njerzor është më e rëndësishme sesa nevoja për balancë gjeo- politike apo supremacie ekonomike.
Kjo nuk do të jetë luftë nga ato të rremet në monitor apo lojra kompjuterike.
Kjo do të jetë një luftë me efekt domino e cila do të përfshijë këdo.
Në prag të kësaj lufte secili bën një bilanc se çfarë mund të mbrojë pasi për të fituar as që bëhet fjalë.
E teksa gjëma e madhe po i afrohet njerzimit askush nuk merr seriozisht rrezikun.
Aleancat nuk këputen në paqe por në luftë.
Këmbana ka rënë e nëse do të ketë krisma mos pyesni kush qëlloi!
Atëherë nuk do bëjnë më punë ordinerët politik por do duhen burra që shoqëritë “moderne” i vranë çdo ditë nga pak në emër të shoqërisë së hapur.
Uroj që lufta të shqyej të parët “ATA” që deshën të hapen nëse nis.
Ndërkohë uroj të ketë lider të arsyeshëm mos ta çojnë njerëzimin në një luftë të cilën njerzimi nuk është gati ta luftojë. E nëse është shkruar që të bëhet atëherë thirrja për burra që të mbrojnë çka mundet në asnjë rast nuk duhet të vij nga ordinerët politik apo militantët e tyre.
Atë ditë fjalët do ti lënë vendin barutit e gjakut jo përdhunimit dhjetra vjeçar që u është bërë disa popujve nga ordinerët politik që i drejtojnë e vjedhin.
Rëndësi ka që “ATA” që do luftojnë për të ruajtur lirinë të mos mbeten “HERONJ” të dekoruar nga prostituta politike.