Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë ka nisur përdorimin e teknologjisë së identifikimit të fytyrës që ofrohet nga Clearview AI gjatë ditës së shtunë. Kjo gjë u bë e ditur nga CEO i kompanisë, pasi ato më parë kishin ofruar këtë shërbim për të zbuluar sulmuesit rusë, për të luftuar keqinformimin dhe për të identifikuar të vdekurit.

Ukraina ka fituar akses falas në motorin kërkues të fuqishëm të Clearview AI, duke i dhënë mundësinë autoriteteve të identifikojnë persona me interes të lartë që lëvizin në pikat e kontrollit. Clearview tha se nuk ia ka ofruar këtë teknologji Rusisë, dhe i cilëson veprimet e saj në Ukrainë si “operacion special”.

Themeluesi i kompanisë tregoi se startup-i i tij kishte më tepër se 2 miliardë imazhe nga rrjeti social rus VKontakte në dispozicion nga 10 miliardë foto që gjenden në të gjithë databazën e saj. Kjo databazë do të ndihmojë Ukrainën që të identifikojë më lehtë personat e vrarë në luftë, në vend që të bëjnë skanimin e shenjave të gishtërinjve.

Megjithatë një kritik tregon se identifikimi përmes fytyrës mund të gabojë dhe mund të shkaktojë “vdekjen e qytetarëve civilë”. “Ne do të vëmë re se një teknologji me qëllim të mirë do të dëmtojë njerëzit që supozohet të ndihmojë” tregoi Albert Fox Cahn.