Ukraina ka kritikuar ish-kancelaren gjermane, Angela Merkel, pasi ajo tha se nuk kishte “asgjë për të kërkuar falje” ndaj aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014.
Merkel, e cila u largua nga detyra gjashtë muaj më parë, tha të martën se Evropa dhe Rusia ishin fqinjë që nuk mund të injoronin njëra-tjetrën.
Ne duhet të gjejmë një mënyrë për të bashkëjetuar pavarësisht nga dallimet tona,” tha ajo.
Por këshilltari presidencial ukrainas Mykhaylo Podolyak tha se Merkel e kishte “shtyrë” Evropën drejt një varësie të madhe nga furnizimet ruse të energjisë.
“Nëse kancelarja Merkel e dinte se Rusia po planifikonte një luftë dhe qëllimi i Putinit është të shkatërrojë BE-në, atëherë pse Gjermania do të ndërtonte Nord Stream 2” , shkroi ai në Tëitter.
Nord Stream 2 është një tubacion 1200 km nën Detin Baltik, i cili do të çojë gazin nga bregu rus pranë Shën Petersburgut në Lubmin në Gjermani.