UKRAINË- Autoritetet në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, kanë urdhëruar fikjen e dritave në mbarë qytetin si një masë sigurie “parandaluese”, kur ende nuk kanë mkaluar 24 orë pasi Rusia filloi një pushtim të plotë të vendit. Rrugët dhe ndërtesat do të jenë në terr në orën 23:00 me orën lokale (16:00 ET), thuhet në një postim në Facebook nga autoriteti rajonal i Lviv. Gjithashtu autoritetet u kërkojnë familjeve të ndiqnin urdhrin dhe që njerëzit të mos dilnin nga shtëpitë e tyre, me përjashtim të rasteve emergjente.
vijon…